Negociatatat me BE jo të sigurta, Rama për lobim në Gjermani

Shqipëria nuk e ka të sigurt datën e konferencës së parë ndërqeveritare nga BE-ja, në dallim nga Maqedonia e Veriut. Kryeminsitri Rama po zhvillon një vizitë dy ditore në Gjermani, pasi Berlini zyrtar është vënë gjithashtu në mëdyshje për qëndrimin e tij. Edhe pse disa media raportuan për një takim Rama-Merkel, DW konfirmon se diçka e tillë nuk ka ndodhur. Skeptikët në Gjermani kanë listuar si arsye, ligjin anti-shpifje dhe ndryshimet e njëanshme të marrëveshjes për Kodin Zgjedhor.

Ndonëse ka një ‘po’ parimore për hapjen e negociatave, Shqipëria, ndryshe nga Maqedonia e Veriut, nuk e ka të sigurt mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian.

Dicka të tillë e përcjell agjensia gjermane ndërkombëtare e lajmeve, Deutsche Welle, e cila bën me dije se Kryeministri Rama ndodhet për një vizitë dy ditore në Gjermani.

Edhe pse në disa media u shkrua se shefi i ekzekutivit të Tiranës ka patur një takim me Kancelaren Merkel, media shtEtërore saktëson përmes burimeve se diçka e tillë nuk ka ndodhur.

Rama, që shoqërohet në takim nga kreu i grupit socialist, Balla, ka takuar disa parlamentarë të Bundestagut.

Deutsche Welle shkruan më tej se Gjermania është gjithashtu një nga vendet me dyshime për sa i përket datës së konferencës së parë ndërqeveritare.

Skeptikët në Berlin kanë dy pika me të cilat nuk bien dakord.

Së pari, ligji-anti shpifje, ku kritikat janë rritur ndjeshëm nga shumë faktorë si dhe çështja e ndryshimeve që ju bënë marrëveshjes për ndryshimet në Kodin Zgjedhor pak ditë pasi maxhoranca dhe opozita jashtëparlamentare firmosën marrëveshjen e 5 Qershorit.

Kësisoj, burimet thanë për DW se deri në konferencën e parë ndërqeveritare, Shqipërisë do t’i duhet shumë punë diplomatike dhe politike.