Trump: Marrëveshja Kosovë-Serbi e bëri Ballkanin dhe botën më të sigurt
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë do t’i bëjë këto dy vende, ashtu si edhe Ballkanin dhe botën, më të sigurta.
Një hap i tillë ka kërkuar guximin e jashtëzakonshëm të udhëheqësve, tha Trump, transmeton Departamenti amerikan i Shtetit në llogarinë e tij në Instagram.
''Është dashur një trimëri e jashtëzakonshme nga Presidenti Vuçiq i Serbisë dhe Kryeministri Hoti i Kosovës për të filluar këto bisedime dhe për të ardhur në Uashington për të përfunduar këto zotime. Duke vepruar kështu, ata i kanë bërë vendet e tyre, Ballkanin dhe botën më të sigurt'', tha Trump.
Hoti dhe Vuçiç kanë nënshkruar marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e presidentit Trump.
https://www.instagram.com/p/CFHwfGbDjMa/?utm_source=ig_web_copy_link