Kosovë: Ulet numri i rasteve të reja me Covid, 4 viktima në 24 orë

Ulet sërish numri i rasteve të reja meCovid-19 në Kosovë.

Në 24 orët e fundit u regjistruan 55raste të reja me koronavirus.

Gjithashtu, u konfirmuan 4 viktima.

Shifrat u bënë publike nga drejtori iInstitutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani.

Në një konferencë për media nëPrishtinë, ai tha se rastet e reja rezultojnë nga testimi i 574 mostrave.

“Mund t'ju them se kemi rënie të dukshmetë situatës epidemiologjike”, tha Ramadani, duke njoftuar edhe për shërimin e150 pacientëve.

Me shifrat e fundit, numri ipërgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 14,692.

Prej tyre, 600 pacientë kanë humburjetën, ndërsa 11,585 janë shëruar.

Aktive mbeten edhe 2,507 raste.