Hoti, 100 ditë kryeministër: Kosova doli nga izolimi

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se në 100 ditët e para të qeverisjes së tij, Kosova ka dalë nga izolimi.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti shkruan se Kosova tashmë është rikthyer në Shtëpinë e Bardhë, në Bruksel dhe në selinë e NATO-s.

Sipas tij, e gjitha kjo ka ndodhur pa shpenzuar miliona për lobim, por me përkrahjen e miqve.

Postimi i kryeministrit Hoti në Facebook

Nuk ka me izolim te Kosoves. Per 100 dite, e kemi kthyer Kosoven aty ku e ka vendin: ne Shtepine e Bardhe, ne kryeqytetin e BE-se ne Bruksel, ne seline e NATO-s, ne Paris dhe se shpejti edhe ne qendrat e tjera.

Pas nje devijimi disa vjeçar, e kemi kthyer Kosoven prape ne rrugen e integrimit euro-atlantik.

E gjithe kjo eshte arritur pa shpenzuar miliona per lobim, por me perkrahjen e miqve, duke i bindur se kjo Qeveri eshte serioze karshi zotimeve te veta, me vendimmarrje bazuar ne ligje dhe kushtetute, e jo interesa parapolitike.

Zoti i bekofte miqte tane.
Zoti e bekofte Kosoven.