Maqedoni e Veriut, 2 viktima dhe 98 raste të reja me Covid

Maqedonia e Veriut ka regjistruar dy të vdekur dhe 98 të infektuar me koronavirus, nga 1,253 teste të kryera në 24 orët e fundit.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat janë nga Ohri dhe Radovishi të moshës 54 dhe 51 vjeç, me çka numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 648 persona.

Sa i përket rasteve të reja me COVID-19 (sëmundjen që e shkakton koronavirusi), shumica janë nga Shkupi (17), Kumanova (13), Prilepi (11), Tetova (10) ndërsa numër më i vogël është shënuar në 18 qytete tjera.

Gjatë orëve të fundit, sipas të dhënave të publikuara, në Klinikën Infektive në Shkup janë pranuar dhjetë persona, ndërsa numri i përgjithshëm që po trajtohen në spitale është 85, prej të cilëve 44 janë në aparate të frymëmarrjes.