Konsumatori i varfër si mallkim bumerang mbi kapitalin

Konsumatori i varfër si mallkim bumerang mbikapitalin!

Shihni diagramën numerike në fund të tekstit!

Duke përfituar nga çiltërsia e të anketuarve(800 të anketuar të përzgjedhur në mënyrë rastësore por sipas një kampionimi mekuota përpjestimore të ngjashme me të popullsisë) - studim kolektiv i dept. tëkomunikimit të UT - u gjendën “në rrugë” individë të cilët në shumicën dërmuesetë tyre i kanë “xhepat e çpuara”:

19 përqind e tyre deklaruan se jetojnë falëasistencës sociale. Imagjinoni që ata as kontribuojnë në prodhimin epërgjithshëm brut të vendit, as krijojnë vlera të reja, por edhe marrin ngabuxheti i shtetit se përndryshe i bije “të vdesin për bukë”.

Ja se ku është plaga e ekonomisë sonë që nukkërkon vjersha ekonomistësh, fejtone akademikësh, pallavra, utopira politike,propagandë manipuluese, por hapje sysh dhe pranim i realitetit.

Ekonomia nxjerr të papunë dhe individë measistencë dhe nga ana tjetër buxheti i shtetit paguan pikërisht atë qëpolitikat publike krijojnë, pra masën e parazitizmit të detyruar dhe tëvarfërisë që matet si lëmoshë e shtetit. Imagjinoni sesa lehtë mund të manipulohenelektoralisht këta njerëz kur vihen para dilemës : a do të ardhmen e dyshimtëtë ndritur nuk dihet se kur, apo dëshiron asistencën sociale në fund të këtijmuaji, ta zemë të prillit 2021.

Këtu iluzionet janë të rrezikshme!

Të mendojmë se edhe ata kamarierët,pastruesit, shitësit, rojet, etj., kanë të ardhura minimale.

Imagjinoni që mbi 40 përqind e atyre që iupërgjigjën anketës thonë se në familjet e tyre kanë të ardhura nën 40 mijë lekëtë reja në muaj!!! Një familje me katër veta mesatarisht me 250 euro ose 300euro në muaj! Kjo mund të pranohet në Indi, por në Shqipëri, në mes të Evropës,me një shtet që “të bie kokës” me tarifat e ujit dhe energjisë, me taksa dhe menjë shoqëri me çmime firifiu për arsye që do t’i trajtojmë njëherë tjetër,sigurisht që lekët e kafes gjenden duke ua hequr librave, teknologjisëfamiljare të informacionit, kujdesit për trupin dhe shëndetin, ngritjeskulturore dhe artistike, etj.

Kur sheh strukturën e harxhimit të buxhetitfamiljar në ekonominë familjare shqiptare të merr të qarët! Shuaj urinë, shihndonjë film realisoc në televizion, dil për ndonjë kafe a birrë, veshje te Gabia aty afër, dhe asgjë tjetër. Ky reduktim i thjeshtëzuar i qenies njerëzore najep pastaj agresivitetin, injorancën, krimin në shkallë masive.

Por, t’i lemë këto anë. A mund të ketëzhvillim një shoqëri nëse klienti masiv ka këtë fuqi blerëse skandaloze?

Kujt do ja shesin produktet tregtarët emëdhenj nëse shqiptari masiv ka një listë javore ushqimesh që shkojnë deri tedomatja, speci, fasulja, makaronat, vaji, kripa e kjo kategori ushqimesh që igjen thjesht te cepti i pallatit ku biznesi i komshiut përpiqet t’i sjelli?

Një ekonomi me klient të varfër masiv, sidomoskur numerikisht është shumë e vogël si jona, nuk jep asnjë shans progresi nësenuk ndryshon modelin e vet ekonomik. Prodhuesi i vogël prodhon për vete dhe pakshet në treg. Prandaj nuk ka likujditete, as hua bankare nuk merr dot, asinvestime nuk bën dot. Tregtari i madh ka nevojë të marri tendera nga shtetidhe e gjithë bota e madhe e biznesit pastaj do të ushqehet nga PPP sepsendryshe falimenton. PPP janë marrja e lekëve tona si konsumatorë, lekë tëpadhëna, por të marra me dhunë nga shteti, dhe që pastaj u jepet bizneseve. Nejemi klientë të dhunuar.

Një ekonomi tregu nuk mund të funksionojë menjë konsumator me duart në xhepat bosh. Sepse një konsumator që nuk ka lekë nukblen dot. Kujt do t'i shesin tregtarët e qendrave të mëdha tregtare, ku do ishesin produktet industrialistët? Askujt!

E vetmja mundësi që u mbetet është të shtrijnëdorën te shteti për tendera ose PPP që do të thotë se është partia në fuqi qëkontrollon ekonominë dhe këtu tregu merr fund.

Të keqen e Kinës!

Bashkë me tregun merr fund edhe klienti sepseparanë ja marrin me dhunë në formë taksash dhe jo si kërkues i lirë mallrashdhe shërbimesh me parà në dorë. Liria e zgjedhjeve merr fund, punësimi i lirëmerr fund, lobitë e pavarura nga politika marrin fund, dhe kështu merr fundedhe demokracia.

Varfanjakët si ne e kanë të pamundur tëndërtojnë demokraci!

Prandaj konsumatori duhet të vihet në qendërtë politikave ekonomike publike, jo si sot plebej si ata romakë!