Nis akomodimi i emigrantëve në kampin e ri në Kara Tepe
Vazhdon akomodimi i azilkërkuesve në kampin e Kara Tepes nëishullin Lesbos pas zjarrit në kampin e Morias që shkatërroi plotësishtstrukturën.
Në zonën, e cila ka qenë poligon qitjeje për ushtrinë, prejditës së djeshme janë ngritur çadra përtë akomoduar emigrantët dhe refugjatët nga struktura e Morias.
Prioritet u jepet familjeve ndërsa mbetet të shihet se saprej tyre do të binden të largohen nga rruga dhe të hyjnë në çadrat që janëpërgatitur.
40 të parët u dërguan në çadrën e triazhit të ngritur nga UNICEFku pas testime rezultuan negativ për koronavirus.
Më pas u regjistruan dhe u sistemuan në çadra.
Burime nga Ministria e Imigracionit dhe Azilit pretendojnëse kampi i ri do të strehojë rreth 3,000 njerëz me përparësi familjet.
Gjatë ditës u shpërnda ushqim për të gjithë refugjatët dhemigrantët në rrugë.
Rasti i parë me Covid
Gjatë kontrollit shëndetësor të personave që hynin në kampine ri të Kara Tepe, pak kohë më parë u identifikua rasti i parë pozitiv me Covid19.
Të gjithë ata që hyjnë në kampin e ri monitorohen me testetë shpejta të zbulimit të sëmundjes, të cilat japin rezultate në rreth 15minuta.
Ata që janë pozitivë për sëmundjen, si dhe ata që gjurmohen si kontakte drejtohen në një zonë të izolimit shëndetësor që është krijuar në kampin e ri.


