Hoti: Do ta respektojmë marrëveshjen për Asociacionin
Kosova do të respektojë marrëveshjene vitit 2013 për formimin e bashkimit të komunave me shumicë serbe.Kryeministri Avdullah Hoti e bëri këtë zotin gjatë një seance dëgjimor nëKomitetin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian. Hoti iu kërkoi nga anatjetër eurodeputetëve, liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hotiu zotua të enjten të respektojë marrëveshjen për krijimin e Asociacionit tëkomunave me shumicë serbe. Zoti Hoti mori pjesë në një debat në Komitetin ePunëve të Jashtme të Parlamentit Europian.
“Ne e kemi nënshkruar marrëveshjen për Asociacionin që në vitin 2015 dhe në asnjë mënyrë nuk po përpiqemi që t’i shmangemi asaj. Ne do ta respektojmë plotësisht atë, por gjithashtu jemi pajtuar që të punojmë së bashku që të arrijmë një marrëveshje ligjërisht detyruese me Serbinë, ku të përfshihet dhe Asociacioni apo çështje tjera,” ka deklaruar ai.
Formimi i Asociacionit të komunave meshumicë serbe parashikohet që në marrëveshjen e parë të Brukselit të vitit2013, të arritur në dialogun Kosovë-Serbi. Më pas filloi puna për harmonizimine marrëveshjes formale me parime dhe elemente të përgjithshme në vitin 2015.Por në tetor të atij viti, kjo marrëveshje u dërgua për interpretim në GjykatënKushtetuese të Kosovës nga presidentja e atëhershme, Atifete Jahjaga. Gjykatatha se 23 pika të marrëveshjes bien ndesh me Kushtetutën e Kosovës.
Gjykata konstatoi se formimi iAsociacionit të komunave me shumice serbe nuk bie ndesh me Kushtetutën, kurseMarrëveshja mbi parimet për themelimin e Asociacionit, nuk është tërësisht nëpërputhje me frymën e Kushtetutës.
Në fakt Asociacioni bie ndesh meparimin multietnik të shtetit të Kosovës që sanksionohet në Kushtetutë, pasibashkon komuna në të cilat jeton vetëm një komunitet etnik. Gjithsej në Kosovëjanë dhjetë komuna me shumicë serbe.
Kryeministri Hoti theksoi gjithashtuçështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, që sipas tij ështëtejet e rëndësishme për procesin e integrimit europian.