Kundër kampit të ri, policia greke përdor gaz lotsjellës ndaj migranëve në Lesbos

Policiagreke u detyrua të shtunën të lëshojë gaz lotsjellës ndaj një turme emigrantëshqë prej ditësh janë pa strehë dhe kundërshtojnë ndërtimin e kampit të ri nëishullin Lesbos.

Mëshumë se 12 mijë persona, shumica nga Afrika dhe Afganistani, janë banorë tëkampit të Morias që dyshohet se u dogj qëllimisht nga disa prej tyre për shkaktë kushteve të këqija.

Nëfundjavë, banorët u ngritën në protestë në mesin e të nxehtit duke brohoritur"Liri" dhe "Jo kampe" teksa buldozerët e shtetit grekpastronin tokën për të ngritur çadra të reja provizore.

Sikundërnjë ditë më parë, përpjekjet e demonstruesve për të kaluar rrugën që çon drejtkryeqendrës së banuar të ishullit Lesbos u zmbrapsën nga forcat speciale tërendit.

Javëne kaluar dhjetëra emigrantë rezultuan edhe bartës të koronavirusit të ri.

"Nuk na pëlqen Moria, nuk na pëlqen Greqia. Njerëzit kanë dy ditë pa bukë."

"Ndjej dhembje përbrenda sepse kam edhe fëmijë. Kemi katër pesë ditë jashtë, pa ndihmë, pa ushqime, pa ujë, asgjë, dhe po flemë në shesh. Kjo na dhemb."

"Është problem vërtet i madh. Duam të ikim në Gjermani, Francë, Itali. Në Moria nuk kemi koronavirus, është thjesht politike. Moria nuk ka korona."

Disanga parullat që protestuesit mbanin në protestën e së shtunës apelonin përndihmë kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe e përshkruanin kampin e tyre tëmëparshëm si ferr.

Dhjetështete të Bashkimit Europian kanë marrë përsipër strehimin e banorëve minorenë.

Ndërkohëautoritetet greke kanë refuzuar transferimin në masë të banorëve jashtëishullit, disa kilometra larg bregdetit turk, pavarësisht zemërimit tëqytetarëve grekë kundër emigrantëve.

Njënga sindikatat e mjekëve grekë, ndërkaq, e ka përkufizuar si bombë shëndetësorejetesën në rrugë të refugjatëve, të cilët në shumicën e tyre nuk kanë siguruaras ujë për të larë duart.

Nevojapër të vënë situatën nën kontroll është bërë më urgjente nga fakti qëautoritetet kanë humbur gjurmët e 35 banorëve të kampit që dolën pozitivë meCovid-19.

Autoritetetshëndetësore kanë premtuar teste të shpejta në hyrje të kampit të ri, dhe dhomakarantinimi të gatshme për këdo banor që do të rezultojë i infektuar rishtas.