Greqia kërkon vepra dhe jo fjalë nga BE për emigrantët, thirrje për veprim evropian pas zjarrit në kamp

Greqia u ka kërkuar vendeveevropiane të "kalojnë nga fjalët e solidaritetit" në veprim ndërsapërpiqet të gjejë strehë për mijëra migrantë të mbetur të pastrehë pasi njëzjarr shkatërroi kampin e tyre.

Komentet e Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis upërsëritën nga Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila tha se BE duhet tëndajë më shumë përgjegjësi.

Franca, Gjermania dhe Holanda janë vetëofruartë marrin disa migrantë.

Rreth 13,000 njerëz ishin strehuar në kampinMoria në Lesbos që u dogj nga zjarri.

Për të tretën natë me radhë, mijëra familje fjetënnë rrugë, në fusha, parkime makinash dhe madje edhe në një varrezë pasi kishinikur nga kampi. 

Qeveria tha se do të duheshin ditë për tëgjetur strehim për ta.

Pranë rrënojave të Moria - kampi më i madh iGreqisë - banorët lokalë bllokuan rrugët për të ndaluar shpërndarjen e ndihmavedhe ndërtimin e çadrave të reja.

Kryeministri Mitsotakis tha se kriza e emigrantëveishte problemi i Evropës dhe BE kishte nevojë për veprime konkrete për tatrajtuar atë.

"Evropa duhet të kalojë nga fjalët esolidaritetit në një politikë të akteve të solidaritetit," u citua ai tëthoshte nga agjencia e lajmeve AFP në një samit të udhëheqësve mesdhetarë nëKorsikë.

Merkel tha se ajo kishte rënë dakord "sinjë hap paraprak" për një kërkesë të Mitsotakis për të marrë rreth 400 tëmitur të pashoqëruar të cilët ishin transferuar nga Lesbos.

"Gjermania dhe Franca do të marrin pjesënë këtë proces. Shpresoj se edhe disa shtete të tjera anëtare të BE do ta bëjnëkëtë gjithashtu," tha ajo. 

"Emigrimi nuk është vetëm problemi ivendeve ku mbërrijnë njerëzit. As nuk është vetëm problemi i Gjermanisë. Ajoduhet të bëhet më shumë një përgjegjësi evropiane."

Holanda pranoi të merrte 50 fëmijë.

Duke vizituar vendin e djegur të Moria tëenjten, nënkryetari i Komisionit Evropian Margaritis Schinas tha se ishte"e pakonceptueshme" që BE nuk kishte ende një politikë të unifikuar emigrimi.

Ai tha se propozimet e komisionit për një pakttë ri mbi emigracionin dhe azilin, që do të paraqiten më vonë këtë muaj,"do t'i japin fund kësaj situate të papranueshme".

Përgjigjia ndaj fluksit të emigrantëve, kryesisht në Itali dhe Greqi, ka ndarë BE-në për vite me rradhë. Italia dhe Greqia kanë akuzuar vendet më të pasura veriore se nuk kanë arritur të bëjnë më shumë, ndërsa një numër i kombeve qendrore dhe lindore janë haptazi rezistent ndaj idesë së marrjes së një kuote emigrantësh.