Në mëshirë të fatit, pas djegies së kampit fëmijët detyrohen të flenë në varreza

10shtete europiane kanë marrë përsipër strehimin e qindra emigrantëve të mbeturpa një banesë pas djegies së kampit të tyre në ishullin grek të Lesbosit.

Mijëra refugjatët e mbetur tashmë pa strehë nëishullin grek të Lesbosit kaluan një tjetër natë në qiell të hapur.

Ish-banorët e kampit të Morias të shkrumbuarprej dy ditësh nga një seri zjarresh, u detyruan të pushojnë rrugëve dhetrotuareve, të tjerë ngritën tenda të përkohshme poshtë pemëve ndërsa dhjetëraemigrantë gjetën strehë në varrezat lokale ku mundësohej një çezmë për ujë.

Policia nuk i ka lejuar refugjatët të futen nëkryeqendrën dhe portin e ishullit, ndërsa banorët vetë kundërshtinë e tyre me tëhuajt e treguan duke bllokuar rrugët për të penguar rindërtimin e një kampi tëri nga qeveria greke.

"Duam të shkojmë në një vend tjetëreuropian, kërkojmë ndihmë si njerëz për shkak të krizës."

"Jemi në situatë të vështirë. Njerëzit poflenë në gurë, në rrugë, dhe kjo është e gabuar. Ndodhemi këtu për një jetë mëtë mirë por që nuk po e gjejmë."

"Është problem i madh, nuk ka ujë, asushqime. Mëngjesi është me diell por nata e ftohtë është problem i madh."

Qeveria greke u ka ardhur në ndihmë emigrantëveduke u mundësuar anijet e veta si streha provizore për mijëra fëmijë, foshnjadhe gra e të moshuar.

Pas negociatave intensive, Gjermania njoftoi tëpremten se 10 shtete europiane do të marrin përsipër peshën e strehimit tëqindra minorenëve dhe shtresave të tjera më të rrezikuara.

Ndihma humanitare ka premtuar edheDepartamenti i Shtetit në Amerikë.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për të zbuluarshkaqet që sollën djegien totale të kampit grek.

Sipas hetimeve paraprake bëhet fjalë përzjarrvënie të qëllimshme dhe një grup prej 30 refugjatësh të rinj ngaAfganistani dyshohen si shkaktarët e zjarrit.

Të dyshuarit kanë mbërritur në Greqi pafamiljet e tyre dhe njihen si shpërndarës të drogave dhe për disa vjedhjebrenda kampit, ndërsa të mërkurën, ata mendohet se provokuan zjarret duke përfituarnga trazirat e krijuara prej urdhrit për izolimin e banorëve për shkak tëkoronavirusit.