Osmani: Rrezik nga një 'Republika Srpska' në veri të Kosovës

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në njëintervistë për Radio Evropa e Lirë, është shprehur se, delegacioni i Kosovës në Washingtonka dështuar në pjesët e marrëveshjes që kanë të bëjnë me emrin kushtetues tëvendit, me njohjen e ndërsjelltë me Serbinë, si dhe te çështja emini-Schengenit.

Sipas saj, brenga kryesore sot është ajo se çfarë është dukendodhur me dialogun në Bruksel, për shkak se kryeministri i Kosovës “ka pranuarqë të rihapet tema e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.

"Brenga themelore sot, mendoj unë, nuk do të duhet të jetë çfarë ka ndodhur në Uashington. Brenga jonë themelore sot është se çfarë është duke ndodhur në Bruksel, sepse informatat që na vijnë çdo ditë nga zyrtarë të Brukselit është që kemi shumë arsye për t’u brengosur.

Përfat të keq, kryeministri aktual është i vetmi zyrtar publik i Kosovës, që kapranuar deri më sot që të rihapet tema e Asociacionit të komunave (me shumicë)serbe. E dyta, është i vetmi zyrtar publik deri sot që e kundërshton vendimin eGjykatës Kushtetuese për Asociacionin të vitit 2015 dhe kishte deklaruarpublikisht dje (10 shtator) në Parlamentin Evropian se do ta zbatojë plotësishtMarrëveshjen për Asociacionit të vitit 2015", shprehet e porsalarguara ngaLDK.

Unëmendoj që ky është sfidimi më i madh sistemit tonë kushtetues që i bëhet nganjë kryeministër përgjatë këtyre viteve të fundit, sepse çdo kryeministër ngaviti 2015 e tutje, ka thënë se ne do ta respektojmë vendimin e GjykatësKushtetuese, rrjedhimisht nuk mund të zbatohet marrëveshja e vitit 2015. Duhettë zgjedhësh në mes të Kushtetutës tënde dhe Marrëveshjes së vitit 2015, osedokumentit, sepse gjykata e ka konsideruar dokument të ndërmjetmë dhe jomarrëveshje.

Kjo marrëveshje në tërësi është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese dhe diku prej titullit e deri te pika e fundit - gati secila pjesë e saj është konsideruar në kundërshtim me Kushtetutën. Tani kryeministri aktual del dhe thotë se ne duhet ta zbatojmë një dokument që është nënshkruar në Bruksel, e që është, sipas vendimit të Gjykatës, në kundërshtim të plotë me Kushtetutën tonë.

Tanikemi një kryeministër që thotë se do ta zbatojë atë në tërësi, dhe pse e di qësipas vetë gjykatës sonë, është në kundërshtim të plotë me Kushtetutën. Krijonkompetenca ekzekutive për atë Asociacion, që është një lloj hapi, drejt njëautonomie territoriale me kompetenca ekzekutive për serbët në veri dhe, i ciliështë një lloj preludi, një lloj hapi paraprak për ndarje, sepse ne e dimëçfarë po ndodh sot në Republikën Srpska.

Pra, pak a shumë, është modeli i njëjtë që synohet nga ana e Serbisë, të ndërtohet edhe në veri të vendit. Prandaj, tani me aq lehtësi të thuhet se po, do ta zbatojmë, dhe madje do ta vendosim si pjesë të marrëveshjes finale, që do të arrihet në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, unë mendoj që është një prej dështimeve më të mëdha, në mos më i madhi në komplet negociatat në mes të Kosovës dhe Serbisë, që kanë ndodhur nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian nga viti 2011 e këndej", shtoi më tej Osmani.