Covidi infekton edhe kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shtator 2020, 19:09
Kryetarja eGjykatës Kushtetuese në Kosovë, Arta Rama-Hajrizi rezulton pozitive me Covid-19.
Zëdhënësi iGjykatës Kushtetuese, Veton Dula, ka thënë se Rama–Hajrizi ditë më parë karezultuar pozitive në testin për koronavirus, dhe gjendja e saj shëndetësoreështë e mirë.
Sipasrekomandimeve të ekspertëve shëndetësorë ajo është duke qëndruar në izolim qënjë javë.
“Ju konfirmojmëse, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, znj. Arta Rama –Hajrizi, ditë më parë ka rezultuar pozitiv në testin e bërë për virusinSars-CoV-2”, ka thënë Dula për mediat në Kosovë.
“Sipas rekomandimeve të ekspertëve shëndetësor, znj. Rama – Hajrizi po qëndron në izolim që një javë dhe gjendja e saj shëndetësore është stabile”, thekson më tej zëdhënësi.
