Kejdi Mehmetaj për Veliajn: E urrej fasadën, e kemi ne në dorë që politikanët ta paguajnë për vjedhjet!
Ka startuar sot sezoni i ri televiziv në RTV Ora dhe Ora News, mes tyre edhe emisioni "Kafsho" nga Chef Titi dhe Ronaldo Sharka, ku çdo ditë në 10 : 30, nën valët e RTV Ora do t'ju sjellin receta gatimi, ndërthurur me nota humori, të ftuar dhe materiale të ndryshëm.
Ajo që ka hapur këtë sezon të ri në "Kafsho" ka qenë ish-deputetja dhe nënkryetarja e LSI, Kejdi Mehmetaj.
Biseda llogjikisht mes moderatorit të emisionit, Ronaldo Sharka dhe Kejdi Mehmetaj ka nisur me aktualitetin politik.
Ndër të tjera Sharka ka pyetur Kejdin, si një qytetare e Tiranës lidhur me punën e kryebashkiaut, Veliaj:
"Unë e urrej fasadën. Këtë e kam pasur diskutim edhe me kolegë të mi brënda LSI. Ne për një periudhë kohë kemi punuar me Kryetarin e Bashkisë Tiranë, në bashkë qeverisje lokale. Fasada nuk i hyn asnjë lekë në xhep qytetarëve të Tiranës, as më intereson fare mua ka aspo s'ka korsi biçikletash, nëse unë nuk kam rrugë të pastruara, kopshtin dhe shkollën, edhe çerdhen cilësore për fëmijët e mi, nëse nuk vinë të marrin plehrat në kohën e duhur, nëse nuk administrohet mirë qyteti, nëse më rriten taksat, nëse ekonomia shkon në zero dhe qytetarët ngelen pa punë", është shprehur ndër të tjera Kejdi duke e cilësuar punën e qytetarit nr.1 të Tiranës, Erion Veliaj si fasadë.
Ndër të tjera, në vijimin e bisedës për keqmenaxhimin e qeverisjes, Sharka ka pyetur Kejdin nëse do vijë momenti që politikanët nga parti të ndryshme që kanë vjedhur, ta paguajnë:
"Këtë e kemi ne në dorë. Kushdo që mendon ndryshe, gabohet. Nuk është populli që duhet të ketë frikë nga politikanët, janë politikanët që duhet të kenë frikë nga populli i tij, ne nuk e kuptojmë këtë gjë. Ne kemi frikë se shteti abuzon me ne, ne duhet të shkojmë e t'i kërkojmë llogari", u shpreh ndër të tjera Kejdi