Aksident i rëndë në tunelin e Elbasanit: 2 vajza ndërrojnë jetë, 2 të tjera në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë është kthyer në tragjedipasditen e sotme (13 shtator) në aksin rrugor Tiranë Elbasan.
Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën e përpasojë kanë ndërruar jetë dy persona.
Një makinë tip "Benz" në pronësi të qytetarit Behar Pema, 58-vjeç po udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara dhe goditi mjetin tip "Volkswagen" ku udhëtonin 4 vajza.
Për disa momente ato mbetën të bllokuara në automjetku u desh ndërhyrja e policisë për t'i nxjerë e për t'i dërguar ato në spital.
Fatkeqësisht dy prej tyre, Xhaneta Qallia dheLusinda Garunja 23 vjeçe dhe një 21 respektivisht nuk kanë arritur t'imbijetojnë plagëve të marra. Ato qëndronin të ulura në sediljet e pasme.
Gazetarja e Ora News bën me dije se edhe 2 vajzat etjera, Nervida Garunja dhe Denisa Dibra janë dërguar në spital, njëra në Tiranëndërsa tjetra në Elbasan dhe janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
"Shërbimete Policisë dhe të zjarrëfikses kanë bërë e mundur nxjerrjen nga mjeti të 4 shtetasve të cilit ishin të bllokuar, tëcilat u transportuan menjëherë në spitalpër ndihmë mjekësore, ku 2 shtetase si pasojë e palagëve të marra kanë ndërruarjetë në spital" - njofton policia.
Gjithashtu bëhet e ditur se drejtuesi i"Benzit", Behar Pema ka qenë nën efektin e alkoolit ku në testin eparë ai rezultoi në masën 0.93 mg/l dhe 0.99 mg/ l testi i dytë.
Ai është arrestuar menjëherë nga policia.



