Macron kritikohet në Twitter pasi hoqi maskën dhe u kollit ndërsa u fliste studentëve
Presidenti Emmanuel Macron është përballur mekritika në Twitter pasi hoqi maskën mbrojtëse ndaj Covid ndërsa fliste mestudentët në një kolegj në Francë.
Teksa ju drejtua të rinjve në një kolegjprofesional në Clermont-Ferrand, në Francën qendrore, udhëheqësi francez hoqimaskën prej cope dhe u kollit.
"Do të vë një maskë më të lehtë sepse duhet të kem thithur diçka nga kjo," tha ai.
Përdoruesit e mediave sociale e kritikuanPresidentin për kollitjen pa maskë, duke e akuzuar për shkeljen e udhëzimevepër masat kundër përhapjes së COVID-19.
Ata vunë re se ai gjithashtu se ai e prekumaskën e tij të re dhe mori një gotë ujë nga një person pa larë duart apo përdorur xhel antibakterial.
"Macron nuk mund t'i durojë maskën prejcope të shpërndara me kursim tekmësuesit. Sidoqoftë, ai foli vetëm për pesë minuta me të. Çfarë kanë për tëthënë mësuesit, të cilët janë të detyruar të flasin me të edhe 8 orë në ditë?"shkroi një komentues.
Sidoqoftë, disa vunë në pikëpyetje efektivitetine mbajtjes së maskës - një debat që po zhvillohet aktualisht në Evropë.