Arsenal ka gati kontratën e re për Aubameyang, ja sa do përfitojë sulmuesi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shtator 2020, 18:50
Pierre-Emerick Aubameyang është gati të nënshkruajë kontratën e re me Arsenal-in.
Sipas The Athletic, sulmuesi ka vendosur të qëndrojë te Topçinjtë dhe zyrtarizimi pritet të vijë shumë shpejt.
Aubameyang, i cili fiton 215 mijë euro në javë nga kontrata aktuale, duket se do të bëhet më i paguari i Arsenali-t.
Rroga që do të përfitojë sulmuesi nga kontrata e re, sipas 'The Athletic', duket do të jetë më e lartë se ajo e Mesut Ozil, i cili paguhet 380 mijë euro në javë.