Presidenti i Napolit me Covid-19
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, është infektuar me Covid-19. Në një komunikatë për shtyp klubi napolitan njoftoi pozitivitetein e presidentit, që kishte marrë pjesë në takimin e Ligës Serie A, por nuk jep detaje për gjendjen e tij shëndetësore.
"Me këtë njoftim për shtyp, Napolikonfirmoi raportimet e disa mediave lokale, të cilat pas takimit të Asamblesësë Ligës së Serie A të mbajtur të mërkurën në Milano raportuan se De Laurentiisishte me koronavirus.
Në veçanti, faqja napolitane "IlNapolista" kishte raportuar lajmin sipas të cilit numri një i të kaltërve"nuk është asimptomatik" dhe se "një anëtar i familjes së delaurentis ishte pozitiv me coronavirus".
Gjithashtu në shkrimin e "IlNapolista" thuhet se "në ditët e fundit, një tjetër pjesëtar i stafitteknik të Napolit gjithashtu ishte me koronavirus".
Sa i përket anëtarit të familjes dhe trajnerittjetër të Napolit ende nuk ka konfirmime nëse janë pozitiv me Covid-19, porsigurisht pozitiviteti i vërtetuar i De Laurentiis tani do të thotë që tëgjithë ata që ishin të pranishëm në Asamblenë e Ligës Serie A të mbajtur nëHilton Hotel të Milanos, presidentët dhe trajnerët e 19 klubeve të tjera,do të duhet t'i nënshtrohen tamponit me detyrim dhe përfundimisht duhet tëhyjnë në karantinë.