Shqipëria U-21 përmbys rezultatin përballë Andorrës, të rinjtë nuk dorëzohen deri në fund

Shqipëria U-21 fitoi sfidën kundër Andorrës tëvlefshme për Euro2021 me rezultatin 3-1. Ishte një ndeshje e vështirë por nëfund kuqezinjtë ja arritën.

Skuadra kombëtare shqiptare U-21 nuk e kanisur në mënyrën më të mirë të mundshme sfidën përballë Andorrës të vlefshme përEuro2021.

Që në minutën e 2' të lojës, Andorra kaloi nëavantazh me anë të një penalltie.

Ishte kapiteni Alaez që e shndërroi këtë mundësinë gol. Ndërkohë ka pasur reagim dhe nga të rinjtë e Shqipërisë në minutën e13' me anë të Xhixhës brenda zonës por që u ndal nga portieri.

Pjesa e parë e lojës u mbyll në favor tëAndorrës. Ndërsa në minutën e 62' të besuarit e Alban Bushit rikthyen balancatnë Elbasan Arena përmes Selmanit.

Lojtarët e kombëtares nuk u dorëzuan deri nëminutat e fundit të lojës teksa Vrioni shënoi golin e dytë. Kuqezinjtë nuk u mjaftuanvetëm me këto dy gola pasi në minutat shtesë Bullari shënoi të tretin duke idhuruar 3 pikët të plota.

Formacionetzyrtare:

Shqipëria(4-2-3-1 ): G.Selmani; Marku, Bajrami, A.Selmani, Ismailgeci; Çelhaka, Kallaku; Muçi, Dobra,Xhixha; Tuci;  Trajner: Alban Bushi

Andorra(4-3-3): Pires, Torres, Alavedra, Guillen, Gomes,Aleks Martinez, Izquierdo, Roberto Rebelo, Rosas Ubaç, Alaez, Fernandez.

Të rinjtë kuqezinj do të luajnë sonte në orën19:00 në stadiumin "Elbasan Arena".