Bayern nuk e blen Perisiç

Ivan Perisiç kthehet tek Inter. Pas Radja Nainggolan, i cili u kthye në bazë pas huazimit te Cagliari, anësori kroat tani pritet gjithashtu në Milano.

Bayern Munchen, në fakt, ka vendosur të mos blejë shërbimete kroatit.

Kjo u komunikua nga trajneri bavarez, Hansi Flick, i cili nëintervistën për medain gjermane konfirmoi zgjedhjen përfundimtare të bërë ngaklubi:  "Ne vendosëm të mos vazhdonim bashkëpunimin me Perisiç, pasOdriozola dhe Coutinho”, theksoi Flick, që fitoi tripletën në sezonin e tij tëparë.

Një mbyllje e qartë që paralajmëron kthimin në Itali tëPerisiç, i angazhuar të martën si kapiten në Ligën e Kombeve, në ndeshjenFrancë-Kroaci, sfidë e cila u mbyll para kohe për anësorin për shkak të njëproblemi në gju i cili sidoqoftë nuk shqetëson. 

I refuzuar një vit më parë nga trajnerin Antonio Conte sialternativë për krahun e mesfushës dhe i huazuar gjithashtu për çështje jashtëfushe, kroati tani kthehet në Inter me perspektiva të ndryshme, duke u kthyernga një vit sigurisht pozitiv që e pa atë protagonist në fitimin e tripletës mebavarezëve. 

Me synimin e një merkato të kujdesshme, Perisiç ende mund tëlargohet, por vetëm përfundimisht pa huazim dhe për një shifër midis 12 dhe 15milion euro. 

E njëjta situatë edhe me Nainggolan: Conte do ta vlerësojëme kujdes atë në këtë periudhë dhe më pas do të marrë një vendim përfundimtar.Dhe si alternativë e katërt, sidoqoftë i adaptuar, ai ka arsye të mira për tëbindur trajnerin e Interit.