Shtyhet fillimi i Kategorisë Superiore për një afat të pacaktuar
Pas shumë debatesh mbi fillimin e sezonit tëri futbollistik, tashmë Federata Shqiptare e Futbollit ka ardhur me një vendim.
Duke pranuar kërkesën e Ligës Profesioniste,Komiteti Ekzekutiv i FShF-së caktoi shtyrjen e Kategorisë Superiore pa afat.
“KomitetiEkzekutiv i FSHF-së më datë 10.09.2020, pasi u njoh me kërkesën e paraqitur ngaLiga Profesioniste për shtyrjen e datës së fillimit të kampionatit tëKategorisë Superiore, sezoni 2020/2021 vendosi të miratojë kërkesën e LigësProfesioniste të Futbollit për shtyrjen e datës së fillimit të sezonitfutbollistik 2020/2021 me afat të pacaktuar. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, – shkruhet në vendimin e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së.
Pavarësisht se më herët presidentët e klubevekanë rënë dakord për bojkotimin e kampionatit, FShF sërish zhvilloi shortin endeshjeve.
Kujtojmë që vendimi për bojkotimin eKategorisë Superiore u mor në unanimitet gjatë mbledhjen e Anëtarëve të LigësProfesioniste të Futbollit të datës 05/09/2020.
Liga Profesioniste si dhe të gjithë klubetshqitptare tashmë janë në pritje të një vendimi nga qeveria për t'i ndihmuar.
Liga i është drejtuar nëpërmjet letrës dërguarmë datë 10.08.2020 Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe Kuvendit tëShqipërisë.