Ronaldo: Stadiumet pa tifozë janë të trishtueshëm, ngjajnë me një kopsht pa lule

Mbrëmjen e djeshme, në përballjen mes Portugalisë dheSuedisë, Cristiano Ronaldo shënoi dy gola, të cilët i dhanë fitoren luzitanëve.

Kështu ai shkoi në kuotën e 101 golave me kombëtaren.

Pavarësisht këtij suksesi, Ronaldo, u shpreh se stadiumet pa tifozë i japin trishtim dhe shpreson që çdo gjë t'i kthehet normalitetit

“Stadiumet patifozë janë të trishtueshëm. Personalisht jam mësuar edhe me vërshëllimat etifozëve jashtë fushe, pasi më japin forcë. Sigurisht që shëndeti është mbigjithçka, por një stadium pa tifozë është si një cirk pa kllounin apo si njëkopsht pa lule. Shpresoj që brenda pak muajsh gjithçka të rikthehet nënormalitet, sepse pa tifozët, futbolli është i trishtë. Tani që e di sestadiumet janë bosh, bëj ushtrime meditimi, para ndeshjeve”, ushpreh sulmuesi i mirënjohur portugez.