Skënderbeu merr një tjetër goditje nga FIFA, humb gjyqin me ish lojtarin
Skënderbeu po kalon momentin më tëvështirë në dekadën e fundit. Pas një serie gjyqesh të humbuara në UEFA, taniklubi korçar ka marrë një tejtër goditje nga FIFA.
Ish-futbollisti Kaba Sambou ka fituargjyqin në FIFA dhe klubi korçar duhet t’i paguajë futbollistit rreth 90 mijëeuro brenda 45 ditësh.
Klubi korçar duhet t’i paguajë Sambou 64mijë euro (plus 5% interesa) për shkeljen e kontratës dhe rreth 20 mijë euro tëtjera për pagat e padhëna.
Mbrojtësi ishte e pjesë e Skënderbeutpër dy sezone nga fushata 2017- 2018 dhe 2018-2019, duke fituar kampionatinkupën dhe superkupën gjatë aventurës në Korçë.
Në rast se klubi nuk respekton vendimine insistucionit që drejton futbollin botëror, atëherë do të merkatoja eSkënderbeut do të bllokohet nga FIFA, për 3 sesionet e radhës.
Por afati ka kaluar, pasi vendimi igjyqit është marrë që në muajin janar, dhe klubi e ka mbajtur në heshtje dukepritur se vendimin nga gjykata federale për dënimin në fuqi të lënë nga CAS-ipër përjashtimin me 10 vite nga Europa.
Pasi mësuan edhe vendimin e gjykatësfederale drejtuesit e Skënderbeut, vendosën sërish të investojnë tek klubi dheafruan në skuadër Julian Ahmataj. Gjithësesi deri tani merkato ka qenë evarfër.
Për momentin prioritet për klubin korçarështë të gjejnë një marrëveshje me avokatin e futbollistit Kabba Sambou, nëmënyrë që të mos paguajnë shumën e plotë, duke parë vështirësitë financiare qëkanë.
Marrëveshja do të zhbllokonte merkaton e Skënderbeut, por pritet të shihet se çfarë do të ndodhë. Kohë e fundit Skënderbeu humbi edhe gjyqin me sulmuesin Ali Sowe.
