Kombëtarja U-21 gati në sfidën kundër Andorrës, ja formacionet zyrtare
Kombëtarja shqiptare U-21 do të zbresë në fushëmbrëmjen e sotme (8 shtator) përballë Andorrës në kualifikueset për Euro2021.
UEFA ka publikuar dhe formacionet zyrtare tëdy skuadrave ku të besuarit e Alban Bushit janë thuajse të njëjtët.
Tekniku nuk ka dashur të bëjë shumë ndryshimenë skuadër. Vetëm dy lojtarët që u futën si zëvendësues në Austri, mesfushoriArmando Dobra dhe sulmuesi Ernest Muçi, do ta nisin titullarë ndaj Andorrës,duke zënë vendin e Vrionit dhe Mihanës.
Pjesa tjetër e ekipit është e njëjtë me atë të katër ditëve më parë.
Atmosfera në kampin kuqezi shfaqet e mirë pasfitores 1-5 në transfertë me Austrinë.
Formacionetzyrtare:
Shqipëria(4-2-3-1 ): G.Selmani; Marku, Bajrami, A.Selmani, Ismailgeci; Çelhaka, Kallaku; Muçi, Dobra,Xhixha; Tuci; Trajner: Alban Bushi
Andorra (4-3-3): Pires, Torres, Alavedra, Guillen, Gomes, Aleks Martinez, Izquierdo, Roberto Rebelo, Rosas Ubaç, Alaez, Fernandez.
Të rinjtë kuqezinj do të luajnë sonte në orën19:00 në stadiumin "Elbasan Arena".
