Milan prezanton Tonalin

Sandro Tonali zyrtarisht është futbollisti më i ri i Milanit. Mesfushori italiani njoftoi në Instagram kalimin e tij në Milano duke postuar një foto të tij kur ishte fëmijë me fanellën e kuqezinjve.

Ai që ka qenë gjithmonë adhurues i "Djallit" dhe nuk e ka fshehur kurrë. Një mesazh i postuar natën vonë: "Nuk është një ëndërr, por gjithçka është e vërtetë".

Tonali mbërriti në klinikën La Madonnina në8:50 të mëngjesit për testet mjekësore, ku shumë tifozë e prisnin përautografe. 

"Jam shumë i lumtur, i përshëndes tifozët. Ata janë të mrekullueshëm, jam shumë i lumtur.Transferimi në Milano ishte një ëndërr, nuk e kam veshur fanellën akoma, të enjten e gjithë kjo do të bëhet e vërtetë. Një emocion i fortë, e pres me padurim këtë aventurë të re”, tha Tonali, që nënshkroi një kontratë 5 vjeçare.

Ai arrin në Milano nga Brescia me huazim tëvendosur në 10 milion euro, me të drejtën e blerjes të vendosur në 25 mln europlus një bonus tjetër 10 mln, i cili do të ushtrohet me arritjen e objektivavetë caktuara dhe numrin e prezencave, plus Brescia do të marrë 10% të çdo rishitjetë ardhshme. 

Tonali është i lidhur me Milanin deri nëqershor 2025, duke nënshkruar për 5 vite me vlerë 2 milion euro në sezon, plusdisa bonuse për rezultate individuale dhe paraqitje.

“Milan është i kënaqur të njoftojë se ka fituar, mbi baza të përkohshme, me të drejtën e opsionit për blerjen përfundimtare, shfaqjet sportive të mesfushorit Sandro Tonali nga Brescia. Lojtari do të veshë fanellën me numrin 8”, thuhet në njoftimin e "Djallit".