Ronaldo 101 gola me Portugalinë, por nuk ka shënuar kundër 4 gjigantëve dhe Shqipërisë
Në moshën 35-vjeçare, Cristiano Ronald vijon të shkëlqejënë fushën e blertë duke thyer rekorde të njëpasnjëshme.
Dy golat kundër Suedisë i dhanë atij "çmimin"si golashënuesi më i mirë europian me 101.
Portugezi ka shënuar kundër 41 skuadrave, por 5 prej tyre mbeten tabu për të.
Bëhet fjalë pikërisht për 4 gjigantët si Brazili, Anglia, Franca dhe Gjermania, por mes tyre qëndron dhe Shqipëria.
Ronaldo ka luajtur të paktën 3 ndeshje kundërkëtyre kombëtareve, por asnjërës nuk ka arritur t’i shënojë.
Pikërisht ndaj Shqipërisë Ronaldo është përballur 4 herë, 2 herë në Portugali dhe 2 herë në Elbasan. Shqipëria madje në njërën prej tyre ka arritur ta mposhtë Portugalinë në Lisbonë, 0-1 me gol të Bekim Balajt.
Ronaldo has scored against 41 different opponents on his way to 101 international goals.
The only opponents he has faced at least 3 times and did not score are Albania (4 games), France (4), Germany (4), Brazil (3) and England (3). pic.twitter.com/HHDRUlWdWM
— ESPN FC (@ESPNFC) September 8, 2020