Tifozët sulmojnë Kombëtaren: Tërhiquni nëse nuk mbani dot peshën e fanellës!
Perfomanca e dobët në "Air Albania" kundër Lituaninë ka tërbuar tifozët kuqezi, të cilët kanë reaguar ashpër në një postim në faqen zyrtare në facebook.
Tkz u kanë sugjeruar futbollistëve të tërhiqen nga kombëtarja nëse nuk e përballojnë dot peshën e fanellës, ndërsa nuk i kursyen thumbat për Odise Roshin, i cili të shtunën u largua nga grumbullimi pasi u konkretizoi në fejesë marrëdhënien e tij me bukuroshen Silva.
“Dashurinëpër Kombëtaren nuk na e mohon askush, as rezultatet e as mos-impenjimet eprotagonisteve që zbresin në fushën e lojes, apo atyre që sot mund të kenëmarrë përgjegjësi për të administruar me ekipin.Këtë dashuri e kemi dëshmuaredhe shumë herë të tjera duke mos rreshtur për asnjë moment së përkrahuriekipin kombëtar.
Ne do tapërkrahim gjithmonë e gjithnjë, pavarësisht rezultatit dhe dëshirës për tëfituar, por edhe nuk do rrijmë duarkryq, por kërkojmë përgjegjësi e llogari,ndoshta jo shumë për humbjen sesa për mos-angazhimin dhe ndjesinë e peshës sëfanellës kuq e zi dhe asaj që ajo përfaqëson për neve.
Epafalshme!!!S’ka rëndësi rezultati ka rëndësi transformimi nga një ekip i mirëpara 96 orëve në Minsk, në një ekip pa gjak e pa dëshirë për lojë në Tiranë. Aspakprofesionale mungesa e disiplinës nga lojtarët, dhe atyre që ju japin leje, qëvetëm një natë me herët marrin pjesë nëpër festa, e të njëjtit mundohen tëfshihen pas fatit.
Merrnipërgjegjësinë, pasi ne nuk harrojmë. Nëse pesha e asaj fanellës është e rëndë,atëherë tërhiquni, pasi nuk lejojmë tallje me diçka që për neve konsiderohet eshenjtë!”, thuhet në komunikatën e tifozëve kuqezi.