Tenisti i parë në botë që goditi një gjyqtare me top, Gjokoviq dënohet me 267.500 dollarë

Novak Gjokoviq  u gjobitnga organizatorët e turnout US Open në Nju Jork me 267,500 dollarë për sjelljejo-sportive pasi ai goditi aksidentalisht me top një gjyqtare.

Ky incident ndodhi më 6 shtator, atëherë kur u bë tenisti i parënë botë që goditi gjyqtaren në qafë me një top pasi ai humbi një lojë.

Gjokoviq,më pas kërkoi falje duke thënë se i vjen “jashtëzakonisht keq”.

Tenistinumër një në botë u diskualifikua në rrethin e katërt të ndeshjes me spanjollinPablo Carreno Busta, për shkak të këtij incidenti.

"Sa i përket diskualifikimit,duhet të punoj në zhgënjimin tim dhe ta kthej atë në një mësim për rritjen timesi lojtar dhe si qenie njerëzore", tha Gjokoviq.

Gjyqtarja, e cila u godit në fyt në një moment të zemërimit tëGjokoviqit, është në gjendje të mirë shëndetësore.

Turneu i tenisit US Open 2020 ka nisur javën e kaluar në NjuJork.

Openzhvillohet pa spektatorë në stadiume, për shkak të pandemisë së koronavirusit.