Franca do të hapë dyert për spektatorët e 'French Open'

Kampionati francez i tenisit, French Open, dotë lejojë spektatorët të jenë pjesë e këtij organizimi. Edhe pse numri irasteve të së infektuarëve me koronavirus është në rritje, organizatorët bënë tëditur se do të respektohen të gjitha protokollet e sigurisë.

Për shkak të pandemisë, French Open ështëdetyruar të shtyhet pasi tradicionalisht është mbajtur në periudhënmaj-qershor.

Tani planet janë që përballjet të organizohennga data 27 shtator deri më 11 tetor. Federata e Tenisit në Francë ka thënë se5,000 spektatorë brenda ditës do të mund të jenë pjesë e ndeshjeve në sallat,Philippe-Chatrier dhe Suzanne-Lenglen, derisa 1,500 persona do të lejohen nësallën më të vogël, Simonne-Mathieu.

Gjithashtu organizatorët zbuluan dheprotokollet e  shëndetësisë

Serena Williams, tenistja amerikane u shpreh se ndjehet mirë që tifozët do të jenë të pranishëm, mirëpo donte të dinte më shumë nga organizatorët e "Open French" për mënyrat si do të mbrohemi.