Përgjaken rrugët, përmbyset makina, ndërron jetë 25-vjeçarja nga Vlora
Një 25-vjeçare nga Vlora ka humbur jetë si pasojë eaksidentit me makinë. Shkak ka qenë shpejtësia e lartë prej së cilës automjeti ështëpërmbysur në rrethrrotullim.
Shpejtësia e lartë e automjetit I kakushtuar jetën një 25-vjeçareje nga Vlora.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në hyrje tëautostradës Levan-Vlorë.
Sipas të dhënave paraprake e reja nuk kamundur të menaxhojë drejtimin e makinës tip Ford në rrethrrotullim ndaj dhesituata i ka dalë jashtë kontrollit.
Si pasojë, ashtu si dhe duket në këtopamje mjeti është përmbysur, ndërsa drejtuesja emjetit ka dalë jashtë tij.Shkak dyshohet të ketë qenë forca e shkaktuar nga përplasja.
Po ashtu bëhet e ditur se e reja ka mundurti mbijetojë aksidentit, ndërsa pasagjerja që udhëtonte me të, 38-vjeçarebanuese në Vlorë, është dërguar në spitalin e qytetit bregdetar ku ështëvendosur nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Po ashtu një tjetër ngjarje e rëndë ështëshënuar fshatin Mirakë të Elbasanit.
Sipas të dhënave zyrtare një automjet kapërplasur motorin.
Si pasojë shtetasi R. Shkalla ka pësuardëme të mëdha. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e rendit si dheautoambulanca.
Pas dërgimit në spitalin e Elbasanit ai ështëvënë nën kujdesin intensive të mjekëve.
Në muajt gusht shtator është regjistruarnjë rritje e aksidenteve në rrugë po ashtu edhe numri i viktimave.