Fajësoi gay-t për përhapjen e Covid-19, lideri i kishës ortodokse në Ukrainë infektohet me koronavirus

Figura kryesore e ortodokse në Ukrainë, patriarku Filaret i cilifajësoi martesat homoseksuale për përhapjen e koronavirusit ka  rezultuar vetë pozitiv për Covid-19.

91 vjeçari, i cili është patriarku i Kishës Ortodokse ukrainase në Kiev ndodhet në spital dhe mjekët thonë se gjëndja e tij shëndetësore është e qëndrueshme.

Mediat vendase raportojnë se ai ka pneumoni.  

Kisha e Filaretit e cila ka më shumë se 15 milionë ndjekës në tëgjithë Ukrainën me 42 milionë banorë konfirmoi lajmin përmes një postimi nëfacebook.  

“Ne informojmë se…Patriarku i Shenjtërisë së Tij Filaret i Kievit dhe Gjithë Rus-Ukrainës doli pozitiv për Covid 19. Tani Shenjtëria e Tij Peshkopi është duke u trajtuar në një spital”  thuhet në deklaratë.

Filaret u vu në qendër të kritikave pasi në mars u shpreh sepërhapja e virusit vdekjeprurës ishte ndëshkim hyjnor për marrëdhëniet brendatë njëjtit seks, që sipas tij janë mëkat.