Qeveria italiane kishte plan sekret për pandeminë që në fillim të shkurtit, tre skenarët

Mediat italiane kanë zbardhurinformacionin se qeveria italiane që në muajin shkurt të 2020 kishte hartuar njëplan top sekret kombëtar për përballimin e një epidemie që po mbërrinte nëEuropë.

Në një dokument prej 40 faqesh me grafikë,tabela e të dhëna statistikore ishin parashikuar tre skenarë të mundshëm për përballimine epidemisë së koronavirusit.

Ekzistenca e këtj plani u vërtetua dhenga publikimi i verbalëve të mbajtur sekret nga Komiteti Tekniko Shkecor, tëcilat u bënë publik pak ditë më parë nga autoritetet italiane.  

Ndër 95 verbalet e publikuara, i paridaton më 7 shkurt 2020 e në verbalin e 2 marsit 2020 specifikohet ekzistencae një plani kombëtar anti-Covid, i firmosur nga të gjithë anëtarët e KomitetitTekniko Shkencor, e ku nënvizohej ruajtja e rezervuar e përmbajtjes së tij.

Plani është hartuar më 19 shkurt 2020 e ështëplotësuar në dokumentin e tij final më 22 shkurt 2020 me objektin menaxhimin eduhur të infektimit në territor e në sistemin spitalor, duke garantuar kujdesinshëndetësor për të reduktuar sëmundjen, vdekshmërinë e duke zbutur pandeminë.

Në 40 faqet e këtij plani përcaktohet përparësiame furnizime adekuate si doreza, këmisha, veshje spitalore, e mbi të gjithadisponueshmëria e sa më shumë shtretërve në repartet e terapisë intesive.

Ruajtja sekret e përmbajtjes së këtijplani ishte për të mos trembur popullsinë me projeksione e të dhëna dramatike.

Tre skenarët e mundshëm të pandemisë tëparashikuara në këtë dosjer u zbardhën dhe nga Drejtori i Përgjithshëm iProgramacionit Shëndetësor Publik në Ministrinë e Shëndetësisë, Andrea Urbani.

Duke iu referuar ecurisë së pandemisë nëKinë në Itali ishin parashikuar tre skenarë; Niveli i rrezikut 1 me njëinfektim sporadik e përhapje lokale të epidemisë; Niveli i rrezikut 2 me përhapjelokale të infektimit por me një presion të lartë në sistemin shëndetësorpublik; Niveli i rrezikut 3 me përhapjen e infektimit të virusit, rritje tëpresionit në sistemin shëndetësor publik e marrje të masave të jashtëzankonshmeqë përfshinin të gjitha entet e strukturat jo vetëm shëndetësore.

Dokumenti top sekret i qeverisë italianehapet me disa mesazhe kyçe që i referohen Kinës si një vend ku epdiemia pati njëinfektim me rrezik të lartë si dhe marrja e masave urgjente e radikale si tëdomosdoshme për të reduktuar efektet e pandemisë e për të mbajtur nën kontrollvirusin.

Plani kombëtare sekret i qeverisë italiane kishte parashikuar organizimin e numrit të shtretërve të nevojshme në repartet e terapisë intesive, përdorimin e rezervave të instrumenteve të mbrojtjes personale në sistemin shëndetësor publik e koordinimin mes pushtetit qëndror e rajoneve për qarkullimin e lëvizjen e personave si dhe të rregullave e principeve autonome që duhen kapërcyer në rast emergjence kombëtare.