Po rriten të infektuarit me Covid, paralajmëron eksperti: Një udhëtim me gunga na pret

Rritja e numrit të  infektuarëve nga koronavirusi në të gjithëMbretërinë e Bashkuar është një "shqetësim i madh", ka paralajmëruarzëvëndës shefi mjekësor i Anglisë.

Profesor Jonathan Van Tam tha se njerëzit janërelaksuar shumë gjatë verës dhe ne duhet të fillojmë ta marrim këtë situatëseriozisht.

Nëse kjo situatë  lihet pas dore, Mbretëria e Bashkuar do tëketë “një udhëtim me gunga gjatë disa muajve të ardhshëm”, paralajmëroi ai.

Ai tha se infektimi i të rinjve në vendet e BEishin filtruar më vonë në grupmoshat më të vjetra.

Këto komente erdhën pasi shumë vende të Mbretërisësë Bashkuar do të përballen me kufizime më të ashpra pas rritjes së numrit të sëinfektuarëve me Covid-19.

Ditën e diele autoritetet njoftuan 2.988 rastetë reja e cila është shifra më e lartë që nga data 22 maj, ndërsa 2.948 raste tëtjera janë raportuar ditën e djeshme.

Ekspertët kanë paralajmëruar se numri i njerzëveqë sëmuren rënde dhe humbin jetën për shkak të Covid-19 ka të ngjarë të rritet.