Papa Françesku: Thashethemet, një murtajë më të keqe se Covid-19

Papa Françesku ka dënuar edhe një herë thashethemet, duke i përshkruarato si një "murtajë më të keqe se Covid", gjatë lutjeve të tij tëDielën.

Papa gjithashtu tha se djalli është një thashethemexhi që synon të ndajëKishën Katolike.

"Thashethemet mbyllzemrën e komunitetit, mbyll unitetin e Kishës. Thashethemexhiu më e madhe ështëdjalli, i cili gjithmonë përpiqet të thotë gjërat e këqija të të tjerëve, sepseai është gënjeshtari që përpiqet të përçajë Kishën, të tjetërsojë vëllezërit etij. Ju lutem, vëllezër dhe motra, ne të bëjmë një përpjekje për të mos bërëthashetheme. Thashethemet janë një plagë më e keqe se Covid," shtoi ai.

Nuk është hera e parë që Papa bën vërejtje kaq të forta mbi thashethemet.Në 2016, ai paralajmëroi priftërinjtë dhe murgeshat që të mos ushqejnë"terrorizmin e thashethemeve", duke i inkurajuar ata t'i rezistojnëtundimit për të përhapur fjalë dhe përralla brenda komunitetit të tyre.

"Nëse ju vjen njëdëshirë për të thënë diçka kundër një vëllai ose një motre, për të hedhur njëbombë thashethemesh, kafshoni gjuhën!" tha ai.

Pandemia ndryshoi rrënjësisht mënyrën e funksionimit të Vatikanit, duke edetyruar Papën të kremtojë meshën e së Dielës në një kishë të zbrazët.

Pas muajsh bllokimi, adhuruesit u kthyen në Sheshin e Shën Pjetrit nëQytetin e Vatikanit në fund të majit.

Papa mbajti audiencën e tij të parë publike që kur filloi pandemia tëMërkurën dhe e përdori ngjarjen për të thirrur solidaritet në luftën meCovid-19.