Protestuesit lakuriq kërkojnë drejtësi për vdekjen e Daniel Prude
Disa persona ditën e hënë janë ulur jashtë selisë së policisë të Rochester, të zhveshur dhe në kokën e tyre kishin vendosur qese plastike si shenjë proteste mbi vdekjen e Daniel Prude.
Të ulur me duart pas, në një rrugë të lagurprotestuesit kërkonin të drejtat enjerzve me ngjyrë me sloganin"Jeta e njerzve me ngjyrë ka rëndësi".
Daniel Prude humbi jetën pasi policia e gjetiatë duke vrapuar lakuriq dhe më pas i vendosën një kapuç mbi kokë për tëndaluar të të pështynte. Më pas ata ushtruan dhunë mbi Prude derisa ndaloi të merrte frymë.
Menjëherë Daniel u dërgua në spital por fatkeqësishtnjë javë më vone humbi jetën.
Vdekja e tij shkaktoi trishtim dhe zemërim jovetëm te familjarët por në të gjithë qytetarët.
Në një deklaratë të dhënë nga vëllai i tij, Joel Prude bëri të ditur për oficerët e policisë se ai kishte kërkaur më parë ndihmë për sjelljen e pazakontë të Daniel mirëpo në spitalin e vlersimit të shendetit mendor ai u la i lirë pas disa orësh.

