Sfida me Lituaninë, Reja: Nuk rrezikoj Kombëtaren për Roshin, ja pse nuk luan nga fillimi
Pas fitores ndaj Bjellorusisë në transfertë, Shqipëria do të luajë si vendase ndaj Lituanisë ditën e nesërme, në ndeshjen e dytë për Ligën e Kombeve.
Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, duke folur para kësaj sfide tha se ndeshja do të jetë e vështirë, pasi Lituania luan mirë me topin.
Nga ana tjetër trajneriitalian i Kombëtarës kuqezi paralajmëroi ndryshime në formacion, teksa tregoiedhe pse Odise Roshi nuk aktivizohet nga fillimi.
"Do jetë njëndeshje e vështirë, Lituania ka një skuadër që luan mirë me topin dhe janëshumë të shpejtë. Kam besim te ekipi im. Nuk e di si do jetë gjendja elojtarëve. Mund të bëjmë 3-4 ndryshime. Më duhet të jem i kujdesshëm nëzgjedhjet e mia. Lituania humbi ndeshjen e parë, por pas humbjes do kërkohetnjë rezultat pozitiv.
Përsa i përket sulmit.Kam rastin e Cikalleshit i cili është i lodhur dhe ka probleme fizike. Përmbrojtjen nuk kam shqetësim, pasi mbrojtësin nuk janë lidhur shumë. Kam edheMihajn, i cili është kandidat për të luajtur.
Për mesfushën, Baredhe Abrashi janë lodhur shumë dhe po shikoj për të bërë ndonjë ndryshim. Nuk edi nëse Hysaj do të jetë në formë të mirë siç ishte ndaj Bjellorusisë. Duhet tëjem i kujdesshëm për të mos i rrezikuar.
Roshi është nga ata lojtarë që futet në lojë dhezgjidh ndeshjen. I kam thënë futbollistëve që duhet të jenë të kënaquredhe me 5 minuta në fushë. Unë do doja që të luajë më shumë ai, por ështëproblem i modulit. Unë nuk mund të ndryshoj dot modulin në këtë kohë. Kamkohë që luaj me këtë modul dhe ekipi është përshtatur me këtë modul. E kamprovuar me Roshin, por me të thënë të drejtën kam frikë se humbim ekuilibrat.Nuk është momenti për eksperimente.
Sigurisht që mund të kemi debutime nesërm. Disalojtarë mund të luajnë nga fillimi, por edhe nga stoli. Në sulm mund të bëjndonjë ndryshim, kam 24 orë kohë dhe mund të vendos më pas për gjithçka".
Reja tha gjithashtu seRamadani dhe Ismajli kanë disa probleme fizike dhe nuk do të mund të jenë gatipër ndeshjen.
"Mua më duhen 22 lojtarë për 2 ndeshje, për fattë mirë kemi lojtarë shumë të mirë, Kam parë Çekiçin, Laçin, të cilët janë nënjë formë shumë të mirë. Çepele dhe Broja gjithashtu kanë treguar formë tëmirë. Broja më ka pëlqyer shumë, pasi ishte shumë mirë në anën fizike. Çepeleështë shumë i ri, por duket si një lojtar me eksperiencë".