Hysaj shpreson të shënojë ndaj Lituanisë, ja çfarë thotë për të ardhmen e tij në Napoli
Kapiteni i Kombëtares, Elseid Hysaj, shpreson shumë që të gjejë rrugën e rrjetës në sfidën e nesërme përballë Lituanisë.
“Është pak e vështirë ndajLituanisë, pasi kemi pasur shumë pak kohë për të rikuperuar energjitë. Kemiparë disa video dhe kemi kuptuar se Lituania luan shumë bukur dhe të vë nërrezik. Luajnë shumë në sulm për të shënuar, por kjo mund të na ndihmojë për tëpranuar kundërsulmin. Unë kam shumë qejf të shënoj sa më shumë. Shpresoj që tëshënoj dhe më pëlqen goli. Shpresoj që ditën e nesërme të bëj një gol”, ushpreh Hysaj.
Në një konferencë për shtyp para ndeshjes ai foli edhe për rolin aktual në Kombëtare.
"Është një rol i ri,pasi gjithmonë kam luajtur me 4, por më pëlqen si rol, pasi më jep mundësi tëshkoj përpara, për të provuar golin. Jam shumë i kënaqur me rolin që më kadhënë trajneri".
Sa itakon të ardhmes së tij me Napolin, ai u shpreh.
"Karriera ime tani ështënë lulëzim, pasi jam vetëm 26 vjeç. Me Napolin besoj se do të gjejmë njëzgjidhje pasi është si shtëpia ime e dytë. Shpresoj që të rinovoj dhe tëqëndroj aty për shumë gjatë".