Franca e nis me këmbë të mbarë Ligën e Kombeve, fiton me shifra minimale kundër Suedisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shtator 2020, 22:43
Kampionët e botës në fuqi, Franca e kanisur Ligën e Kombeve me një fitore të rëndësishme ndaj Suedisë.
"Gjelave" u mjaftoi rezultatiminimal 1-0 për të marrë 3 pikë të vlefshme për grupin 3.
Të vetmin gol të takimit e shënoi KylianMbappe në minutën e 41' pas një depërtimi në zonë.
Në minutat shtesë të takimit Griezmannshpërdoroi një penallti e cila mund të dyfishonte shifrat.
Franca ndodhet në grupin 3 me Portugalinëdhe Kroacinë me portugezët që fituan në takimin kundër nënkampionëve të botësme rezultatin 3-0.