Ndoka: Qytetarët me zor po presin rrotacionin, Rama penguesi i integrimit

Në njëintervistë për Ora News, kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka tha se qytetarëtme zor po e presin rrotacionin politik në vend.

Sipas Ndokës,Opozita po punon për një program që do t'i japë zgjidhje probleme të vendit, qëtë meritojë votën e qytetarëve.

Nard Ndoka: Qytetarët mezor e presin rrotacionin politik dhe ndëshkimin e kësaj mazhoranca. Ne nuk pomerremi me mandatin e kryeministrit sepse ai nuk e ka të mundur që të merret. Nepo merremi me programin e opozitës duke thënë jo vetëm premtimin, por edhe zgjidhjene gjërave. Do të japim zgjidhje për problemet ekonomike dhe që shqiptarët tëmos e braktisur vendin ose edhe të rikthehen në Shqipëri. Përgjegjësia jonë ështëqë të kemi një program të besueshëm dhe të mirëstudiuar për ato që synojmë që tërealizojmë në qeverisjen tonë. Basha ka dhënë mjaft zgjidhje për problemetekonomike dhe për shumë probleme të tjera dhe të gjitha këto janë në fazën përfundimtarepër të ndërhyrë në ekonominë e vendit që është paralizuar.

Për Ndokënheqja e koalicioneve ishte një provokim nga Rama duke hequr një paragraf nëkushtetutë duke ndryshuar rregullat e procesit zgjedhor.

Nard Ndoka: Heqja e koalicioneve ishte një provokim nga Rama duke hequr një paragraf në kushtetutë, por ai paragraf nuk i lejon dhe as i pengon ato, pasi janë sanksionuar në Kodin Zgjedhor. Rama do t'i rikthehet aventurës së saj politike për të ndryshuar rregullat e zgjedhjeve. Në fakt, Rilindja është penguese e integrimit të vendit dhe Rama do të nominohet si emër i përveçëm si penguesi i rrugës tonë euroatlantike. Nuk besoj se papërgjeshmëria e tij do të jetë kaq ekstreme sa të pengojë vendin në këtë rrugë për të pasur lehtësi në përballjen zgjedhore. Pavarësisht ndryshimeve, Rilindja e ka disfatën e sigurt. Por nuk dua që vetëm të ndëshkohet Rama me votë, por edhe të votohet programi i opozitës, prandaj ne jemi mobilizuar në këtë drejtim që ta meritojmë votën e qytetarëve.

Ndokatheksoi se opozita ka marrë vendimet e duhura në aksionin e saj politik dhe senuk ka shkaktuar përplasje politike për të mos rënduar qytetarët.

Nard Ndoka: Unë mendoj se nëtë gjitha aksionet e veta, opozita ka marrë vendimet e duhura. Sigurisht qëlistat e hapura është një shans që qytetarët të zgjedhin më mirë, por edhe kjoishte një demagogji nga Rama, duke u bërë vetëm një arnim. Kontributi i partivetë vogla është shumë më i madh tani dhe PD është më shumë debitorë ndaj nesh,por ne jemi të fokusuar te interesi i madh i opozitës. Ne kemi kërkuar tëkrijojmë një frymë pa përplasje pasi qytetarët kanë mjaft probleme në këtëperiudhë.

Intervistoi LeftionPeristeri, përgatiti A. Kurti