Rama nuk fsheh parehatinë në zyrën e presidencës, takimi 10 minuta me Metën
Nuk e ka fshehur parehatinë kryeministri Rama në takimin e mbajtur sot nëpresidencë, të thirrur nga presidenti i Republikës në kuadër të konsultimeve përdatën e zgjedhjeve parlamentare të 2021.
Me maskë te zeze Rama është shoqëruar nga Taulant Balla në takimin që ka zgjatur jo më shumë se 10 minuta.
Me të hyrë në zyrën e kreut të shtetit nisi të shpjegontepërse i kishte thirrur konsultimet me përfaqësuesit e partive.
“Jo se vendosja e datës ka ndonjë rëndësi vendimtare por për të respektuar çdo ndjeshmëri apo kalendar të festave fetare në këtë drejtim do të isha i interesuar të dëgjoja mendimin si përfaësues i PS dhe maxhorancës” i tha presidenti Meta.
Në fund të fjalës së tij para kamerave, Meta ka pyetur Ramëndhe Ballën nëse duan caj apo kafe. Burime nga takimi thonë se kryeministri iaka lënë në dorë Metës duke pranuar çdo datë për zgjedhjet, përvec 2 majit qëpërkon me festën e pashkëve.