Makth në autostradën Tiranë-Durrës, grabiten me forcë 3 biznese
Një grup hajdutësh që sipas burimeve policore janë të sapoliruar nga burgu janë kthyer në mankth për bizneset në autostradën Tiranë Durrës. Tre biznese janë vjedhur me forcë kohët e fundit.
Bizneset në autostradën Tiranë-Durrës janë vënë në shenjestrën e një grupihajdutësh.
Një shtypshkrojë është vjedhur sipas burimeve mbrëmjen mes të enjes e tëpremtes për herë të katërt në vitet e fundit.
Burimet thanë se autorët kanë lidhur rojen dhe më pas kanë hyrë brenda në object.
Por sipas të dhënave, ky nuk është biznesi i vetëm që është sulmuar ngahajdutët kohët e fundit.
Pre e vjedhjeve mësohet se ka rënë edhe nje fabrike e dyerve te blinduaradhe nje materiale ndertimi.
Sipas policise së Durrësit autorët dyshohet se jane banore prane zones meprecedente penale te meparshem.
Disa persona janë shoqëruar si të dyshuar të grupit të hajdutëve dhe nëvijim pritet nësë ndaj ndonjërit do të merret masa e arrestit.
Burime policore bëjne me dije se të dyshuarit janë persona që kanë dalë ngaburgu kohët e fundit.
Vjedhjet në vazhdimësi kanë qenë shqetësim për shumë biznese që ushtrojnëaktivitet përgjatë autostradës.
Në vitin 2018, policia e Shtetit kapi një grup prej 4 personash qëkryesisht vepronte në zonën e Vaqarrit.