Të dënuar jashtë Shqipërisë për drogë dhe prostitucion, 4 persona do deklarojnë pasurinë

Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar në Fier dhe Lushnje, ku u kërkon deklarimine pasurisë 4 personave të dënuar jashtë Shqipërisë, për prostitucion dhe drogë.

Burimet bëjnë me dije se duhet të deklarojnë pasurinë shtetasit:

Latif Gurguri, banues në Fier, i dënuar në Zvicër për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”;

Mikel Hyka, banues në Fier, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”;

Klodian Thomaj, banues në Lushnjë, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”;

Arben Shehaj, banues në Lushnjë, i dënuar në Itali për veprën penale "Shfrytëzimi i prostitucionit".

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim,brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra dot’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve kompleksepër vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituaranga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithëpersonave që janë subjekt i Ligjit Special.