Vettingu në drejtësi, konfirmohet gjyqtarja e Apelit Shkodër, Artur Gaxha probleme me pasurinë
Gjyqtari i Gjykatës së Apelit të TiranësArtur Gaxha ka dalë para vettingut. KPK ka konstatuar probleme me pasurinë. Ndërsaka kaluar me sukses në shkallën e parë gjyqtarja e Apelit Vojsava Osmanaj.
Vettingu nëdrejtësi po vijon me gjyqtarët e gjykatavë të Apeleve. Ne orët e para të ditës,KPK ka konfirmuar në detyrë gjyqtaren e Apelit të Shkodrës, Vojsava Osmanaj.
Pas saj nëvetting para Komisionit ka dalë gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Tiranës, ArturGaxha.
Ndonëse ILDKPIkishte bërë për gjyqtarin Gaxha një raport ku e kishte nxjerrë me pasuri tëjustifikuar dhe që nuk ka konflikt interesi, KPK kishte kryer një hetim ku përgjyqtarin u konstatua se nuk justifikonte burimin e ligjshëm të një pjese të pasurisë.
Gaxha kishtenë pronësi një apartament në Tiranë 124,8 m2 të cilin ai kishte deklaruar se ia kishte blerë babait të bashkëshortes nëvlerën 1 milion lekë.
Në lidhje meçmimin e ulët, Gaxha është shprehur se ai ka qenë i tillë për shkak tëmarrëdhënies baba-bijë.
Gjyqtari kishteblerë një tjetër apartament 180 m2 në Tiranë, në vlerën 200 mijë euro.
Si burimpasurie, ai kishte deklaruar 120 mijë euro kredi.
40 mijë euronga shitja e një apartamenti në Golem,1,5 milionë lekë nga shitja e autoveturës dhe kursime.
KPK u shpreh se në 2010 gjyqtari nuk kishte deklaruar burimin e shumës60 mijë euro përdorur si këst i parë për banesën.
Gaxha zotëronte një garazh 25 m2, në vlerën 3,2milionë lekë si dhe nje tokë arë nëMjull Bathore, 900 m2, të cilat kishinsi burim shitjen e një apartamenti por sipas KPK-së pagesa nuk është bërëpërmes llogarisë bankare të noterit.
Gjithashtu, gjyqtarika deklaruar fitimin e 84 mijë dollarëve nga një llotari në vitin 2006.