Itali: Shqiptarit i kapin 15 kg kokainë në kazanin e rrobave të përdorura dhe mijëra euro nën dyshek
Autoritetet policore italiane të qytetet të Vareses,kanë arrestuar një shtetas shqiptar me akuzën e trafikut të kokainës.
Shqiptari me precedent penal është kapur me 15 kgkokainë e 36 mijë euro cash.
Ai kishte transformuar një kazan për hedhjen e rrobavetë përdorur në magazinë shitje droge.
Shqiptari u kap pas përgjimeve policore që filmuan se si me doreza në duar nxirrte nga kazani i rrobave të përdorura një çantë që më pas me shumë kujdes e fshehu në furgonin e tij.

Pas këtij veprimi trupat policore u vunë në ndjekje tëtij.
Shqiptari tentoi për disa minuta të largohej mefurgonin e tij duke aksidentuar dhe një makinë policie.
Pasi u përplas me një mur banese, shqiptari braktisi furgonin e tentoi të arratisej në këmbë, por u bllokua dhe u vu nën arrest nga forcat e policisë.
Në çantë e në furgonin e tij u gjetën fshehur 14 pako me kokainë me peshë 15 kg. Në banesën e tij nën dyshek iu gjetën fshehur 36 mijë euro cash të paketuar.
