'Unaza e Re', gjykata pushon çështjen ndaj ish-deputetit Balliu për tubim të paligjshëm

Gjykata e Tiranës pushoi një nga procedimet për protestat e kryera në Unazën e Re.

I proceduar ishte edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu.

Ka qenë vetë prokuroria që erdhi në gjykatë me kërkesën e pushimit të hetimeve për organizim dhe tubim të paligjshëm.

"Kërkesa e prokurorisë për të pushuar çështjen është se të gjitha këto janë mekanizma politikë që po përdor qeveria. Nuk kanë as prova, s'kanë as fakte, nuk kanë asgjë dhe marrin 2-3 efektivë policie, të cilët shpifin ndaj banorëve të Unazës, qytetarëve, për t'i arrestuar ato edhe përfaqësuesit e opozitës.

Më thoni ju pse nuk ka një hetim për kompaninë e Salillarit që ka qenë i përfshirë që nga fillimi në aferën korruptive të Unazës duke marrë pjesë tek tenderimet fiktive që po bëheshin tek Unaza në rastin e parë. Janë plot tre dosje të Unazës, njëra prej të cilave është në SPAK dhe dy të tjera janë tek Prokuroria e Tiranës"