Zjarri përfshin kodrat me ullinj në Lushnje dhe pyjet në Korçë

Ullishte në Lushnje e pyje në Korçë janë pëfshirë nga zjarret. Dëmet janë të mëdha, ndërsa dyshimet për zjarrvënie të qëllimshme. Ndaj zjarrfikësit në Lushnje paralajmërojnë gjoba për fermerët në parcelat e të cilëve do të shfaqen vatra zjarri.

Disa hektarë ullishte disa vjecare u dogjen në Kodrat Lushnjes u dogjën sipasojë e një zjarri që ka përfshirë zonën

Terreni kodrinor pamundësoi ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse, ndërsa erafavorizoi përhapjen e flakëve me shpejtësi në një sipërfaqe të gjërë

Dyshimet e zjarrfikësve të Lushnjes janë për zjarrvënie të qëllimshme oseaksidentale ndaj paralajmërojnë gjoba për fermerët në parcelat e të cilëve dotë ketë zjarre.

‘’Këto zjarre ndodhin gjatë pastrimeve. Personat që kanë vënë zjarr do jenë subjekt i masave administrative, nga 90-200 mijë lekë të reja.’’

Ndërkohë në Korçë vijon të digjet masivi me pyje në zonën e Vithkuqit.

Vatra e zjarrit atje është aktive prej dy ditësh dhe përllogaritet se kapërfshirë rreth 15 hektarë pyll pishe!

Forca zjarrfikëse po punojnë për të izoluar flakët, por ndërhyrja vështirësohet nga terreni malorë, ndërsa era favorizon përhapjen e tyre.