Kryemadhi për herë të parë tek Meta në presidence si kryetare e LSI-se

Monika Kryemadhi është takuar me presidentin Ilir Meta si kryetare e LSI-së.

"Sot  është një nga vizitat e mia  të radha në presidencë. Kryesia e Partisë vendosi të vija unë pasi është një nga ditët më të rëndësishme" u shpreh kryetarja e LSI-se Monika Kryemadhi.

"I bëmë të qartë presidentit që LSI do të zbatojë cdo dekret të presidentit dhe do të marrë pjesë në cdo proces zgjedhor që nxjerrin qeveri europiane. Zgjedhjet duhej të ishin bërë dy vjet më parë” u shpreh Kryemadhi.