Atë që nuk ua bëri tërmeti po e bën shteti
Banorët e Pallatit nr.784 në lagjen nr.16 të qytetit të Durrësitdenoncojnë se procesi i rindërtimit të shkollës “Qemal Mici” ka dëmtuarobjektin ku jetojnë.
"Atëqë s'na e bëri tërmeti, po na e bën shteti", shprehetbanori.
Ata thonë se pallati i rezistoi me dëme të lehta tërmetit të 26nëntorit, por jo hapjes së themeleve për shkollën që po ngrihet ngjitur më të.
"Ështëhapur pallati brenda nga punimet që na bëjnë këtu për ndërtimin e shkollës. Janëçarjet nga punimet që po bëhet shkolla. Na kanë rënë dy tërmete dhe nuk kemipasur asnjë lloj dëmtimi"
"Gjatëtërmetit që ra me 26 Nëntor nuk kishim në banesë këto lloj dëmesh", shprehenbanorët e pallatit.
Siç tregojnë pamjet, çarjet në mure arrijnë në disa centimetra,ndërsa banorët dëshmojnë se ata vijojnë të thellohen.
"Andejnga brenda ta fusësh dorën, del lepuri përjashta, është çarë komplet"
"Nëkat të pestë është akoma më keq sepse është hapur në formë V", thonëbanorët
Në këtë pallat jetojnë 10 familje që thonë se ndjehen tëkërcënuar.
Banori i pallatit: "Deritani unë po rri me frikë se kam atë ndjesinë e tërmetit"
Në këto kushte kanë kërkuar ndërprerjen e punës dhe vlerësimin esituatës.
"Kërkojmëqë të marren masa, të na jepet garanci për palltin nëse do të rrimë brenda apotë dalim jashtë"
"Atoduhet të ndalojnë punimet e para e punës dhe të fillojnë direkt të narikonstruktojnë shtëpinë" , shprehen banorët e pallatit
Ato thonë se kanë ngritur edhe pranë institucioneve qendrore elokal, por shqetësimi i tyre nuk ka gjetur zgjidhje.
"Këtuka ardhur dhe një specialist gjoja nga Ministria, nga Tirana. Ai ishte Zot naruaj nuk mbushte fare. Na tha se nuk keni gjë fare. Këtu ua ka bërë tërmeti",është shprehur banori.
Durrësi ishte bashkia më e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit qëla pas 51 viktima dhe dëmtoi mijëra ndërtesa.