Ivan Rakitic shumë pranë transferimit tek Sevilla

Ivan Rakitic mund të inagurojë vazhdën e largimevenga Barcelona.

Ai është shumë pranë rikthimit tek ish skuadra etij, Sevilla teksa mediat spanjolle raportojnë se ai ka kryer dhe vizitat mjekësore.

Bisedimet midis klubit andaluzian dhe Barcelonësjanë përshpejtuar në orët e fundit, pasi Ronald Koeman e ka bërë të qartë përRakitic se ai nuk ishte në planet e tij.

Largimi i Rakitic mund të shërbejë si shtysë edhe përdisa lojtarë të tjerë të cilët kanë shprehur hapur pakënaqësit në kampinkatalanas.

Messi edhe pse është në diskutime me klubin është ipari që kërkoi largimin përmes një burofaxi vetëm një javë më parë.

Më pas dhe e ardhmja e Vidal dhe Suarez duket largBarcelonës.