Ndeshja me Bjellorusinë, Sadiku: Në letër jemi favoritë, kemi kualitetet për të dalë të parët në grup

Më date 4shtator, Shqipëria do të ndeshet me Bjellorusinë, për Ligën e Kombeve.

Nëkonferencën për mediat, sulmuesi Armando Sadiku, tha në letër, kombëtarjashqiptare është favorite por se ndeshja duhet marrë seriozisht që në minutat epara.

Ai thagjithashtu se ekipi kombëtar ka kualitet dhe se i ka mundësitë për të dale nëvendin e pare në grup.

Armando Sadiku: ‘’Ne duhet të shikojmë ekipin tonë. Duhet ta marrim ndeshjen shumë seriozisht që në minutat e para. Sot nuk ka asnjë ekip të dobët, për të arritur objektivin tonë që janë 3 pikët. Do mundohem të jap më të mirën. Kam luajtur 36 ndeshje si asnjëherë në karrierën time. Në grumbullimet e tjera, nuk kam ardhur njëherë për arsye familjare njëherë për dëmtim. Gjithmonë do të jap më të mirën time për ekipin. Në letër jemi favoritë. Duhet ta marrim çdo ndeshje seriozisht. Kualitetet i kemi të shumta në ekip. I kemi të gjithë mundësitë të dalim të parë.''

Ndërkohë, për futbollistin Qazim Laçi, ishte hera e pare që grumbullohet nga kombëtarja e madhe.

Ai u shpreh se konkurenca në ekip është e madhe dhe se do ishte krenar nëse do aktivizohej.

Qazim Laçi: ‘’Do ishte një krenari e madhe për pasi po e pres prej vitesh. Si me kombëtaren e shpresave por edhe me gjithë moshat është diçka e mirë, por do ishte akoma më mire nëse do luaja për kombëtaren A.''

Në grup me Shqipërinë, përveç Bjellorusisë është Kazakistani dhe Lituania.